Media gjermane: Pse Kosova, Bosnja dhe Maqedonia ndjehen të frikësuara nga fitorja e Trump?

Aktuale

Media gjermane: Pse Kosova, Bosnja dhe Maqedonia ndjehen të frikësuara nga fitorja e Trump?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shkurt 2017 Në ora: 13:46
Presidenti amerikan, Donald Trump

Ata flasin për “mashtrimin Trump,” dhe janë thellësisht të zemëruar: Së fundi vendimi për ndalimin e udhëtimit drejt SHBA të një pjese të muslimanëve (vokabulari i Trump duke i paraqitur si “persona të këqij”) ka sjellë shqetësimin e amerikanëve në Bosnjë, që ka shumicë muslimane por të orientuar drejt perëndimit. Me politikat e Bill Clinton u arrit paqja dhe siguria në Bosnjë, ndërsa gjithashtu Clinton ka mbështetur edhe integritetin territorial të Bosnjës. SHBA në të gjitha vendet janë përpjekur për vlerat liberale dhe demokratike: me para, fjalë dhe projekte. Në asnjë rajon tjetër të Europës nuk ishin SHBA dhe NATO stabilisatorë aq të rëndësishëm sa në Europën juglindore. Por në Amerikën e administratës Trump ky rol duket mjaft i reduktuar. Tre shtete janë veçanërisht fragjile: Maqedonia, ku për shkak të kontestimit të emrit është bojkotuar nga Greqia; Kosova, që nuk njihet nga Serbia; Bosnja, që i është rrezikuar integriteti i saj nga sulmet e Republika Srpska, shkruan fillimisht media e njohur gjermane fr-online.de.

Deri më tani Europa me “soft power” nuk kishte ndikimin e duhur, ndërsa SHBA me fjalorin e saj të qartë dhe të përpiktë njihej për ndryshimet - me raste duke përdorur edhe kërcënime të mprehta. Kjo politikë është rrezikuar përmes Trumpit. E para, SHBA kërkon reduktimin e pjesëmarrjes së saj në zgjidhjet e problemeve globale, e dyta, sepse automatikisht kështu përforcohet Rusia, dhe e treta, sepse NATO përmes Trump mund të dobësohet. Rusia prej kur shkaktoi krizën e Ukrainës ka futur duart në Ballkan, duke kërkuar mos zgjerimin e mëtejmë të NATO. Anëtarësimi i Malit të Zi është përpara - por senati amerikan nuk ka ratifikuar anëtarësimin. Shtatorin e kaluar ambasadori rus në Sarajevë, Petr Ivantsov mbështeti referendumin kontravers të Republika Srpska. BE kërkonte nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic që ta mbajë nën kontroll presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik. Megjithatë Vucic nuk ka më autoritetin e duhur, dhe RS nuk njeh marrëveshjen e Daytonit. Përfaqësuesi i Bosnjës, Valentin Inzko, është lënë në baltë nga Komuniteti Ndërkombëtar, ndërsa vetë nuk mund të vendosë sankcione ndaj Republika Srpska.

BE bile nuk ishte e gatshme që të mbështeste aksionin e fundit të presidentit Obama në Ballkan - sankcione kundër Dodik - për shkak të politikave të tij irredentise. Ndryshimi i kufijve në Bosnjë mund të shkaktonte tensione në gjithë rajonin dhe mundësisht edhe konflikt të dhunshëm në Bosnjë.

Mattis: Kosova duhet të krijojë ushtrinë e vetë

Çfarë do ndodh viteve vijuese në Ballkan, varet edhe nga rajonet që do mbesin nën ndikimin e Trump. Lojë të rëndësishme këtu do kenë edhe lobistët. Vendimtar do jetë zv.ministri i jashtëm amerikan John Heffern, i cili njëkohësisht është i deleguar për Europën. Ka indikacione që administrata e re amerikane nuk do mbështes ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe si shembull më i mirë për këtë është deklarata e ministrit të mbrojtjes amerikane, James Mattis, i cili pak më parë mbështeti krijimin e ushtrisë në Kosovë. Gjithashtu KFOR do qëndrojë në Kosovë derisa kjo e fundit nuk do jetë e gatshme për të mbrojtur vetëveten.

Vendimtare për stabilitetin e Kosovës është edhe sjellja e shtetit fqinj të Serbisë. Eksperti ballkanik nga Qendra europiane CIFE në Nizza, Tobias Flessenkemper, mendon se “karta ruse” ka çdoherë në dorë Serbinë, ndërsa kjo mund të mbështetet edhe nga provokimet e fundit të Vucic. Ai nuk mund të shihet si “faktor stabiliteti” që shpresonin dikur europianët.

Me erën Trump do bien edhe ambiciet etiko-morale të SHBA mbi Ballkanin, pasi do financohet më pak projekte rreth demokratizimit të rajonit - ose SHBA nuk do luajë më faktorin e mbështetjes së të drejtave të grave dhe minoriteteve seksuale. Kush nuk pason me konceptin, nuk do jetë më i kërkuar. Kjo mund të shihet së fundi me Maqedoninë. Vendi i zhytur nga tensionet gjeopolitike mes Rusisë dhe BE, pësoi një krizë të thellë politike në 2015. Nga fitorja e Trumpit, ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, është gjithmonë nën sulm. Së fundi ish republikani Christopher Smith kërkoi hetim kundër Baily pasi kishte mbështetur njëanshmërisht opozitën socialdemokrate dhe është “ngushtë” i lidhur me OJQ e financuara nga George Soros.

Në fakt Baily ka qenë shumë aktiv viteve të fundit sëbashku me përfaqësuesit e BE. Maqedonia është shembull sesi mund të arrihen ndryshime nëse bashkëpunojnë frytshëm BE dhe SHBA. Rolet ishin të ndara, siç funkciononte prej 20 vjetësh. BE ndërmjetësonte, SHBA vendoste në fund mbi tavolinë. Me Trumpin presidenti, kjo vështirë se është e uruar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat