FSK demonstron arsenalin e armëve

Aktuale

FSK demonstron arsenalin e armëve

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 22:57
Pamje nga ushtrimet e FSK-së

Në 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës “Drejtësia në Kosovë” sjell FSK-në më afër nëpërmjet filmimeve të ushtrimeve të saj.

Në edicionin e së premtes emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar reportazhin me njësitë elite të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Emisioni i realizuar në bazën “Ushtarët e NATO-s” në Istog ka publikuar video nga  trajnimet e FSK-së ku janë përdorur autoblindat dhe armët e zjarrit.

Në filmimet ekskluzive mund të shihet një rast i shkëmbimit të zjarrit ku FSK sulmohet nga një grup terrorist.

Sipas skenarit, një ushtar i FSK-së mbetet i plagosur, ndërsa dy terroristët goditen për vdekje nga armët gjermane të cilat i posedon FSK.

Reagimi i FSK-së është i koordinuar në detaje ku çdo lëvizje në terren e ushtarëve është e komanduar nga eprorët e terrenit.

Reagimin e FSK-së në rast sulmi ndaj tyre mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat