Ushtria shqiptare premton mbështetje për FSK-në në të gjitha fushat

Aktuale

Ushtria shqiptare premton mbështetje për FSK-në në të gjitha fushat

Nga: B.S Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:09
Delegacioni shqiptar në vizitën në Kosovë

Një delegacion ushtarakësh i kryesuar nga komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, ka vizituar sot Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ku janë njoftuar me synimet e kësaj komande në të ardhmen, si dhe me përgatitjet rreth fazës së transformimit.

Gjeneral brigade Enver Cikaqi e njoftoi delegacionin nga Shqipëria lidhur me angazhimet e KDS-së,  me misionin, detyrat dhe përgjegjësitë aktuale që ka KDS-ja, me synimet e saj në të ardhmen, si dhe me përgatitjet rreth fazës së transformimit.

Gjithashtu gjatë takimit u bisedua për nevojat e bashkëpunimit në shumë fusha, si dhe shkëmbimin e përvojave.

Gjeneral brigade, Manushaqe Shehu,  gjatë fjalës  së saj tha se ndjehet shumë e lumtur me të arriturat e FSK-së, si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin e ngritjes së infrastrukturës së saj. Ajo po ashtu premtoi mbështetje për KDS-në në të gjitha fushat në të cilat ka nevojë, si duke ofruar trajnime, kuadro të specializuara apo literaturë të nevojshme.

Më pas shefi i shtabit të KDS-së, nënkolonel Fadil Hoxha, bëri një prezantim të shkurtër për të pranishmit lidhur me aktivitetet e KDS-së, ku nuk munguan pyetjet dhe diskutimet e shumta. Pastaj, bashkërisht, delegacioni i KDSFARSH dhe gjeneral Cikaqi, vizituan edhe qendrat stërvitore, për t’u njohur nga afër  me trajnimet  dhe kurset që zhvillohen në këto qendra.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ka FSK-ja me Ushtrinë Shqiptare, dhe ishte në vazhdën e shkëmbimit të përvojave në mes dy komandave dhe dy forcave tona./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat