Në 18 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, 13 persona ende të pagjetur

Aktuale

Në 18 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, 13 persona ende të pagjetur

Më: 1 prill 2017 Në ora: 17:02
18 vjetorin e masakrës së Lybeniqit

Në Lybeniq të Pejës është përkujtuar 18 vjetori i njërës prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë pervjetor, bashkë me familjarët dhe të afërmit, viktimat e Lybeniqit u përkujtuan edhe nga figura të skenës politike.

Me 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë të këtij fshati në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dy vjeçare dhe pleq mbi të nëntëdhjetat.

Për disa nga familjarët e të vrarëve dhimbja është akoma më e madhe për shkak se trupat e 13 personave të vrarë janë ende të pagjetur.

Në Lybeniq të Pejës, edhe më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe kishin pushkatuar 9 burra të këtij fshati. Ndërsa, pas gati një viti, më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat