Sherifi thotë se opozita e sotme do ta formoj Qeverinë e ardhshme

Aktuale

Sherifi thotë se opozita e sotme do ta formoj Qeverinë e ardhshme

Më: 17 prill 2017 Në ora: 23:29
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi thotë se synimi i koalicionit parazgjedhor është qe opozita e sotme të formoj qeverinë e ardhshme duke i çuar në opozitë dy partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në.

Sherifi shprehet i sigurt se opozita do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat sipas tij, padyshim se do të mbahen këtë vit.

“Ajo që mund të them me siguri të plotë është se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat pa dyshim do të mbahen këtë vit do t'i fitojë opozita. Rrjedhimisht edhe qeveria e ardhshme do te krijohet nga opozita e sotme. Ky është synimi ynë për realizimin e të cilit nuk do të ndalemi për asnjë çast”, 

Zyrtari i lartë i Nismës, i ka quajtur vetëm dëshira deklaratat e deputetit të PDK-së, Shukri Buja se koalicioni i ardhshëm do të jetë PDK-AAK-NISMA.

“Të gjitha deklarimet tjera të kujt do qofshin, janë ne nivel të dëshirave, prandaj edhe s’mund t'ia kufizoj askujt”, ka shtuar ai.

Në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë janë tri partitë opozitare: VV, AAK dhe Nisma. Edhe eksponent të PDK-së, po bëjnë thirrje për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Por, një proces të ri elektoral po e kundërshton më së shumti LDK, e cila insiston në respektim të afateve zgjedhore.

AAK dhe Nisma kohë më parë janë dakorduar qe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojnë më një listë të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat