Dërguti: Deputetët pa dallim ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Dërguti: Deputetët pa dallim ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Nga: G.B Më: 5 maj 2017 Në ora: 10:13
Nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti

Nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti, në konferencën për media pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ka thënë se ky ka qenë hapi i parë që është ndërmarrë, ndërsa tani pritet votimi, përcjell Bota sot.

Ajo poashtu ka shtuar se pret nga deputetët pa dallim që ta votojnë atë.

“Duke qenë se zërat kritikues ndaj qeverisë janë shtuar ne kemi ndërmarrë hapin e parë, atë të mocionit dhe më pas do të kemi votimin e këtij mocioni. Kemi një qeveri të papërgjegjshme dhe shpresoj që deputetët e kuvendit, pa dallim, ta votojnë mocionin”, ka deklaruar deputetja Dërguti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat