Quni fitoren e tij ja kushton Agim Kikajt, rrëfen për momentet e dhimbshme gjatë takimit me të birin e tij Altinin

Aktuale

Quni fitoren e tij ja kushton Agim Kikajt, rrëfen për momentet e dhimbshme gjatë takimit me të birin e tij Altinin

Nga: A.M. Më: 29 qershor 2017 Në ora: 21:13
Anton Quni

Anëtari i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni fitoren e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës i`a kushton ish kandidatit për deputet Agim Kikaj i cili ndërroj jetë në prag të zgjedhjeve.

Quni përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar me të birin e Agimit, Altinin i cili i ka uruar suksese edhe pse me mërzinë e tij, ishte munduar të buzëqesh.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar!

Ende i kam të freskëta në kujtime porosit, këshillat, ëndërrat, dëshirat por edhe qortimet nga gjithë qytetarët anekënd Republikës së Kosovës.

Të gjitha ato takime, biseda e shtrëngime të duarve, më në fund rezultuan me besim edhe më të fuqishëm.

Në një rast solemn gjatë fushatës, më kujtohet një moment kur takova Altin Kikën, të birin e deputetit të ndjer, Agim Kikaj, i cili ndërroj jetë në prag të zgjedhjeve. Altini më shtrengoj dorën dhe më uroj suksese, edhe pse me merzinë e tij, u mundua të buzëqesh. Ishte emicionuese, por unë i premtova se fitoren do ja dedikoj babit tënd, Agimit. Pastaj, Altini më shtrëngoj dorën edhe më fort dhe buzëqeshi më shumë. Andaj, të gjithë ju që më dhat besimin, me bekimin Tuaj, më lejoni që këtë fitore të ja dedikoj, Agim Kikës, njeriut që në momentet më të veshtira na dhuronte buzëqeshje.

Falemnderit Kosovë!

Image
Agim Kikaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat