Certifikohen rekrutët e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Aktuale

Certifikohen rekrutët e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 14:31
Pjesëtarë të FSK-së

Të premten më 7 korrik do të mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë, gjenerata e parë 2017, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Ceremoninë e certifikimit të rekrutëve nga komunitet jo shumicë të FSK-së nga afër do ta përcjellë komandanti Suprem i FSK-së, presidenti i Republikës së Kosovës  Hashim Thaçi, ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të  rekrutëve dhe të ftuar të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat