Berisha: Qeveria e Kosovës të realizojë agjendën në interes të popullit të saj

Aktuale

Berisha: Qeveria e Kosovës të realizojë agjendën në interes të popullit të saj

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 18:15
Sali Berisha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, është takuar dhe me ish-kreun e PD-së, Sali Berishën, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet.

Pas takimit, ish-kreu i PD-së ka shfaqur besimin se Qeveria e Kosovës me në krye Haradinajn do të realizojnë agjendën, e cila do të jetë në interes të popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.  

Berisha: Haradinaj do të realizojë agjendën në interes të Kosovës

"Haradinaj ta takoj e kam takuar shumë herë, por për së dyti si kryeministër i Kosovës dhe t’i uroj shumë suksese në detyra jashtëzakonisht të rëndësishme që e presin përpara për t’i zgjidhë për Kosovën. Por detyra që janë të rëndësishme për mbarë shqiptarët pavarësisht nga kufijtë që kemi interesat në shumë drejtime janë të njëjta. Kam besim që Haradinaj dhe qeveria e tij do të realizojnë një agjendë, e cila është në interes më të madh të popullit të Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve", tha ai.

Ramush Haradinaj, tha se Berisha ka udhëhequr vendin në kohë të rëndësishme të anëtarësimit në NATO dhe procese tjera, ndërsa  kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues presidentit Berisha që në kohën e qeverisjes së tij me Shqipërinë rruga e kombit është bërë realitet.

Haradinaj: Në kohën e Berishës, autostrada u bë realitet

"Në Kosovë e kemi pasur për nderë dhe kënaqësi me thirr president. Pastaj kemi bashkëpunuar në çdo kapacitet tjetër dhe si kryeministër i Shqipërisë, si kryetar i PD së. Në Kosovë e kemi ndjerë dashurinë e presidentit Berisha për Kosovën. E ndjejmë edhe sot . Po ashtu jemi vërtetë të nderuar ta ndajmë një kohë bashkë duke pasur parasysh që ka udhëhequr me Shqipërinë në procese të transformimit të vet në procese jetike të anëtarësimit në NATO dhe procese tjera. Njëkohësisht kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues presidentit Berisha që në kohën e qeverisjes së tij me Shqipërinë rruga e kombit është realitet", tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat