Nderohen heronjtë në Prekaz

Aktuale

Nderohen heronjtë në Prekaz

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 12:49
Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, për nder të 28 Nëntori: Ditës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljes publike të UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.

Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së, mbi varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, vendosen kurora me lule të freskëta, bënë homazhe dhe nderuan sakrificën e lavdishme të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së vizituan edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari dhe familjarë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat