Zaev: Duhet gjetur zgjidhje për demarkacionin

Aktuale

Zaev: Duhet gjetur zgjidhje për demarkacionin

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se sot me liderët kanë diskutuar në detaje se si të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se ka marrë mbështetje nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për uljen e pritjes së udhëtarëve dhe mallrave.

Po ashtu shefi i ekzekutivit maqedonas tha se do të vazhdojë mbështetja e ndërsjellë drejt integrimit euro-atlantik.

Ai theksoi se biseduan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin për të cilin tha se duhet gjendur një zgjidhje.

Presidenti Thaçi pret në takim kryeministrin maqedonas Zoran Zaev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Shefi i qeverisë maqedonase po qëndron për një vizitë në Kosovë, dhe ka pasur takime me krerët e shtetit, ndërsa i fundit që e ka pritur është shefi i shtetit, Hashim Thaçi.

Pas takimit me presidentin, kryeministri i Maqedonisë dhe presidenti i Kosovës, do të kenë deklarim për media. Ndryshe kjo është vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë që nga pas lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat