Haradinaj: Me dhembje e mora lajmin për vdekjen e ish-komandantit të UÇPMB-së

Aktuale

Haradinaj: Me dhembje e mora lajmin për vdekjen e ish-komandantit të UÇPMB-së

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:03
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi për vdekjen e e Jonuz Musliut e ka pranuar me shumë dhimbje, duke thënë se Musliu ka qenë një njeri i përkushtuar për të drejtën e çështjes së shqiptareve në pjesën e Luginës së Preshevës.

“Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit.I qoftë i lehtë dheu! RH “, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat