Presidenti Thaçi ka emëruar 21 prokurorë të shtetit

Aktuale

Presidenti Thaçi ka emëruar 21 prokurorë të shtetit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:07
Betimi i prokurorëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Prokurorët e emëruar dhanë betimin para presidentit Thaçi, me ç‘rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Kreu i shtetit duke i uruar prokurorët e rinj për detyrën e re, ka kërkuar që ta kryejnë  këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.

“Ju uroj suksese në përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju duhet t’i kryeni obligimet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, duke shtuar më tej se “Konsolidimi i sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet kryesor. Në këtë drejtim ju keni mbështetjen time të plotë” ka thënë presidenti Thaçi.

Ai tha se tani kur jemi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së vendit, duhet angazhim më i madh në forcimin e sundimit të ligjit.

“Tani kur jemi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, duhet angazhim më i madh për forcimin e sundimit të ligjit, duke siguruar një shtet të fort, ligjor, të barabartë për krejt qytetarët” tha presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat