Zorra: Demarkacioni duhet të miratohet para debatit për Specialen

Aktuale

Zorra: Demarkacioni duhet të miratohet para debatit për Specialen

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 janar 2018 Në ora: 13:56
Ilustrim

Kërkesa e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, duhet të merret parasysh nga ana e deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Kështu thotë ligjëruesi i integrimeve evropiane, Lirim Zorra.

Image
Ligjëruesi i integrimeve evropiane, Lirim Zorra

“BE është duke u munduare që çështjen e votimit të demarkacionit sa më shpejtë të del në votim në parlament. Andaj edhe shefja e BE-së në Kosovë sot bëri thirrje që të shpejtohet ky proces në mënyrë që mos të bllokohet për shkak të diskutimeve të brendshme për gjykatën speciale”, thotë Zorra për “Bota sot.

Ndryshe, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzoj këtë mundësi unike, duhet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi për të treguar se Kuvendi punon në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat