Bisedimet dyditëshe të delegacioneve të Prishtinës e të Beogradit në nivelin teknik e në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e të Serbisë kanë përfunduar të martën në Bruksel
Rundi i ardhshëm i bisedimeve është paraparë të mbahet më vonë.
Në ndërkohë, burime të agjencisë serbe të lajmeve tanjug, sot bëjnë me dije se një takim joformal ndërmjet kryetarëve Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiq mund të mbahet sot, më 1 mars në Sofje.
Takimi mund të ndodhë në margjina të drekës me rastin e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në të cilin po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë Bashkimit Europian.