Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati ka komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, që është publikuar sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai treguar disa nga të gjeturat kryesore të këtij raporti, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Disa nga gjetjet kryesore te Raportit te BE-se per Kosoven:
- Koalicioni qeverises ka pasur sukses te limituar per te quar perpara agjenden evropiane dhe ceshtjet me rendesi per shtetin e Kosoves;
- Kuvendi nuk funksionon normalisht dhe nuk eshte efektiv;
- Kritikohet ashper aventura politike e subjekteve te mazhorances per tentim-zhberjen e Gjykates Speciale;
- Ka pak perparim ne luften kunder korrupsionit, por korrupsioni eshte shume prezent dhe problem i madh per vendin;
- Jemi ne faza te hershme te luftimit te krimit te organizuar;
- Kemi ligje te mira per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut, por nuk ka zbatim te duhur te ketyre ligjeve.
- Kosova pergezohet per vullnetin per dialog me Serbine, por kerkohet me shume perkushtim per te arritur normalizimin.