Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur sekretarin e shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.
Thaçi tha se strategjia e BE-së për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Samiti BE-së me 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje, janë konfirmim i të ardhmes evropiane të rajonit tonë.
“Kosova po vazhdon me konsolidimin e shtetësisë. Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe po punojmë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, sekretari i shtetit të MPJ-së së Norvegjisë, Audun Halvorsen Beka, theksoi se Norvegjia është partner i përkushtuar i të gjitha vendeve të rajonit dhe i përpjekjeve të tyre për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.