Republika e Kosovës me marrjen e raportit të progresit, është parë së është larg liberalizimit të vizave dhe integrimit drejt Bashkimit Evropian, ani pse Qeveria po e thotë të kundërtën.
Njohësit e çështjeve juridike e komentojnë raportin e fundit të progresit për Kosovën më shumë si përshkrim dhe në shumë raste edhe përsëritje e raporteve të kaluara.
Juristi Blerim Burjani, ka thënë për “Bota Sot” se raporti i progresit nuk është pozitiv në shumicën e përshkrimit narrativ nuk japë shpresë për liberalizim të vizave por edhe për ndonjë hap tjetër drejt BE.
Sipas Burjanit, në ketë raport mbizotëron fjalor politik dhe diplomatik jo i çartë dhe shumë gjëra përsëriten nga vitet e kaluara, politikisht Kuvendin dhe qeverinë e quan jo efektive kjo jepë më kuptu se mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E vërteta është se edhe pa ketë raport Kosova s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve . Kuvendi i bllokuar s’mund të kaloj ligje, qeveria e lodhtë dhe skandaloze më vendime përmendsh që nxjerr madje shumica e këtyre vendimeve nuk kanë as bazë ligjore. Kosova s’ka progres në luftën kundër korrupsionit. Raporti është i çartë që nuk ka aktgjykime të formës se prerë si dështime për luftimin e korrupsionit. Vonimi i BE-së në ketë mënyrë strategjike dhe politike e don ndryshimin e vetëdijes se qytetareve dhe partive për qeverisje më shtetin nuk ka shumë optimizëm nga ky raport , nuk ka as ndonjë propozim konkret e as sqarim të qarte se çka po ndodhe me Kosovën”, ka thënë Burjani.