Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu janë ende në Vetëvendosje…

Aktuale

Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu janë ende në Vetëvendosje…

Nga: H.O. Më: 5 maj 2018 Në ora: 15:58
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizjes Vetëvendosje i janë larguar disa nga figurat që janë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë në faqen zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ata ende figurojnë si anëtarë të saj. Madje Visar Ymeri e Aida Dërguti mbajnë numrat dy dhe tre në këtë parti, pas kreut të rizgjedhur, Albin Kurtit.

Këto ndryshime nuk i kanë bërë ende në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, derisa dihet se Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina, tashmë i takojnë Grupit të Deputetëve të Pavarur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat