Pacolli takohet me Kaputoviç

Aktuale

Pacolli takohet me Kaputoviç

Nga: A.M. Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:41
Behgjet Pacolli dhe Jacek Kaputoviç

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me ministrin e jashtëm polak Jacek Kaputoviç.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku Kaputoviç me ftesë të ministrit grek Kotzias po marrin pjesë në Ministerialin e vendeve të procesit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur që e hapa serinë e takimeve të mia në Greqi, me ministrin e jashtëm polak Jacek Kaputoviç. Ai do vizitojë shumë shpejt Prishtinën dhe unë Varshavën që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të zhvillojmë akoma dhe më shumë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Polonia është një nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Europian i cili ka interes të veçantë për Ballkanin dhe posaçërisht Kosovën, ndaj kolegu im polak gjendet në Greqi.

Së bashku ku me ftesë të ministrit grek Kotzias po marrim pjesë në Ministerialin e vendeve të procesit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor.

Dje mbërrita në Sunion, një vend të bukur në Greqi, prej Emirateve të Bashkuara Arabe, ku hapëm dje ambasadën tonë. Kosova po e zgjeron praninë e saj ndërkombëtare dhe po flet me zërin e saj si e barabartë në familjen e shteteve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat