Qeveria s’ka datë se kur do ta procedojë Projektligjin për Ushtrinë

Aktuale

Qeveria s’ka datë se kur do ta procedojë Projektligjin për Ushtrinë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:10
FSK

Me 8 ditë vonesë, projektligji për FSK-në është proceduar për në qeveri.

Por kjo e fundit ende nuk ka vendosur se kur do ta procedojë këtë projektligj për në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës ka thëne se qeveria ka interes që projektligji për Ushtrinë të procedohet sa më shpejtë.

“Pako e ligjeve për FSK-në, e dërguar nga Ministria përkatëse është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është procedu në mbledhjen e Qeverisë. Kurdo që të jetë e gatshme për procedim ju lajmërojmë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Gashi tutje ka bërë të ditur se procedimi i këtij projektligji do të jetë në bashkëveprim me partnerët e Kosovës.

“Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodh sa më parë por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët tanë strategjik”, ka deklaruar Donjeta Gashi.

Dërgimi i këtij projektligji për në qeveri ka ardhur pasi Ministria e Financave dhe ajo e Integrimeve Evropiane dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

MF-ja shqyrtoi kornizën buxhetore, kurse MIE-ja dha qëndrimin e saj nëse projektligji për Ushtrinë është në pajtim me legjislacionin e BE-së.

Krijimi i Ushtrisë është temë në Kosovë tash e disa vite. Por, transformimin e FSK-së deri sot po e pegnon Lista Serbe.

Këta të fundit në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat