Nagavci për dhunimin e grave gjatë luftës: Njëra nga heshtjet tona më të mëdha

Aktuale

Nagavci për dhunimin e grave gjatë luftës: Njëra nga heshtjet tona më të mëdha

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:43
Arbërie Nagavci

Sot në vendin tonë është bërë lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka dal në krah grave të dhunuar duke e mbështetur këtë kampanjë të organizuar nga QKRMT dhe Medica Gjakova.

Postimi i plotë:

Njëra nga heshtjet tona më të mëdha, por dhe më shurdhuese për viktimat është tema e 
dhunës seksuale të luftës.

Viktima e dhunimit përveç pasojave psikologjike, fizike e morale ka pasur dhe barrën se është konsideruar si njollë dhe turpi i familjes.
Kjo duhet të marrë fund, viktimat e dhunës seksuale janë në mesin tonë, ato kanë parë tmerrin me sy andaj dhe kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme nga secili nga ne.

Ato kanë nevojë për respekt, për mbështetje e bashkënënjë për të kaluarën e tyre.

Mbështesim kampanjën "BËHU ZËRI IM", organizuar nga QKRMT dhe Medica Gjakova, e cila filloi sot, në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte.

Bashkë duhet të kthejmë shpresën e besimin për të ardhmen për secilën viktimë të dhunës seksuale!
Vetëm një nga shumë rrëfime të viktimave të dhunës seksuale në fiton më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat