Deklarata kontradiktore të Qeverisë për Ushtrinë, demantohen nga ministria e FSK-së - Bota Sot
Deklarata kontradiktore të Qeverisë për Ushtrinë, demantohen nga ministria e FSK-së

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Deklarata kontradiktore të Qeverisë për Ushtrinë, demantohen nga ministria e FSK-së

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:37
FSK

Ndonëse ishte prioritetet kryesor i Haradinajt, pa ardhur në krye të ekzekutivit, procedurat për transformimin e FSK-së në Ushtri ende nuk kanë filluar, bile kanë ngecur as keq sa që askush nuk po di ta sqaroj çka po ndodhë.

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se projekt ligji i ushtrisë nuk është kthyer në ministri, siç kishte thënë kryeministri se e ka kthyer për ndryshim pasi ka parapa ndryshime kushtetuese.

Çeku ka thënë se ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës është e gatshme për çdo variant që dërgon në formimin e Ushtrisë, mirëpo për këtë së pari duhet të vendos Qeveria.

“Ligjet janë të gatshme, janë të përpunuara nga ministria. Ministria është e gatshme për çdo variant të transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe Qeveria duhet të vendos me cilën të shkojmë”, ka thënë zv/ministri.

Media ka provuar të marr përgjigje nga zyra e kryeministrit, mirëpo kanë qenë të qasshëm.

Megjithëkëtë se ndryshime vetëm se kishin filluar, ishte konfirmuar nga Halil Matoshi, drejtor i Zyrës për Informim në kryeministri. 

“Ligji është në rishikim nga Ministria përkatëse (e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës) me ekspertët, duhet që disa detaje të harmonizohen”, ka thënë Matoshi.

Ndryshimet e projektligjit as që kanë filluar nga MFSK-ja dhe ekspertët, formimi i ushtrisë po vonohet pasi me ndryshime kushtetuese tha se është e pamundur.

Sido qoftë, Çeku demanton deklaratat e zyrës së kryeministrit dhe thotë se nuk ka projektligj në ministri.

“Nuk është kthyer projektligji në ministri. Ministria ka dërguar propozimin për amandamentimin e Kushtetutës edhe si rezultat i amendamentit i kemi dërguar plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që burojnë nga ky ndryshim kushtetues, kjo është, por nuk është kthyer ky projektligj”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani, ditë më parë në një emision televiziv, ka thënë se janë duke u përgatitur që gjatë vjeshtës përmes ndryshimeve ligjore ta bëjnë FSK-në ushtri, por pa ia ndërruar emrin.

Ai ka deklaruar se edhe pas kryerjes të këtij procesi do të mundohen që ta ndryshojnë edhe kushtetutën, në mënyrë që të ndryshohet edhe emri.

Ai ka nënvizuar se ky proces nuk do të jetë i ndërlidhur me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pasi këtë gjë nuk e kanë kërkuar asnjëherë as miqtë ndërkombëtar.

“Procesi i dialogut dhe proceset e FSK-së janë krejtësisht të ndara. Sepse FSK-ja ka procedura ushtarake që nuk mund të vendosen në nivele politike”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test