Mashtron Presidenti, NISMA nuk e di që është formuar Ekipi Negociator - Bota Sot
Mashtron Presidenti, NISMA nuk e di që është formuar Ekipi Negociator

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Mashtron Presidenti, NISMA nuk e di që është formuar Ekipi Negociator

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:32
Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Kosovës e ka shpallur plotësisht funksional Ekipin Negociator, ku thuhet se subjektet politike të koalicionit janë bërë bashkë për të shkuar në bisedime me Serbinë. Presidenca e konsideron edhe NISMA’n pjesë të këtij ekipi, por zyrtarët e këtij subjekti e mohojnë një gjë të tillë. Thaci e Vuçiq do të takohen përsëri në Bruksel më 18 korrik.

Presidenti Hashim Thaçi, e ka futur liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, në ekipin negociues. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala, ka thënë se nuk janë pjesë e ndonjë ekipi të Thaçit për dialog, duke mohuar kështu deklarimin e Presidencës.

Presidenca ka thënë se ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës, por ky grup doli të jetë shumë më i ngushtë sesa që Presidenti dëshironte, pasi partitë opozitare thonë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Opozita nuk ka ndërruar qëndrimin e saj, duke mbetur jashtë ekipit negociues me Thaçin udhëheqës. Në përbërje të grupit negociues po ashtu nuk janë grupe të ndryshme të shoqërisë, siç parashihnin më parë nga presidenca.

Bekim Çollaku, shef i stafit të Presidentit , ka thënë se ekipi përbëhet prej liderëve të koalicionit qeverisës dhe natyrisht, presidentit.

Ndërkaq, këtë deklaratë të Çollakut e ka mohuar Endrit Shala, këshilltar i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili ka thënë se ata nuk e dinë se tashmë është konstituar grupi negociues, ani pse presidenca e ka përfshirë Nismën në të.

Nisma po ashtu është deklaruar gjatë gjithë kohës kundër Thaçit si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

Ndërsa edhe më tutje kërkojnë që pjesë e një ekipi të unitetit të bëhet i gjithë spektri politik.

Takimi i fundit i dialogut,,që ka hyrë në fazë intensive, u mbajt me 24 qershor. Ndërsa zyra e Përfaqësues së Lartë të BE'së, Federica Mogherini, ka konfirmuar se takimi i dytë i kësaj faze mbahet më 18 korrik.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test