Partisë së Albin Kurtit i bashkohet një anëtare e re

Aktuale

Partisë së Albin Kurtit i bashkohet një anëtare e re

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:04
Donika Gashi dhe Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se subjektit të tij i është bashkuar një anëtare e re.

Bëhet fjalë për Donika Gashin, poete nga Prishtina. Kurti ka shkruar se anëtarësimi i Donikës është vlerë për VV-në.

Lexoni me poshtë postimin e Kurtit:
Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat