Osman Pacolli është plagosur mbrëmë me tre plumba në Prishtinë.
Pacolli është vëllau i deputetit të AKR-së, Rrahim Pacolli dhe familjar i zv/kryeministrit, Behgjet Pacolli.
Insajderi ka mësuar se i dyshuar për plagosjen e tij është djali i vëllaut të Shaip Mujës, Ardian Muja.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me një njoftim për media.
“O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar: A. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Muja edhe në rrjetin social facebook ka fotografi me agjën e tij, Shaip Mujën ish-deputet i PDK-së, dhe zyrtarë tjerë të PDK-së si Xhavit Haliti.