Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: Kush e ka ndërmend ta rrëzoj Qeverinë nuk flet, por vepron

Aktuale

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit: Kush e ka ndërmend ta rrëzoj Qeverinë nuk flet, por vepron

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 15:13
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Presidentin Hashim Thaçi edhe rreth numrit të veteranëve. Pasi Thaçi tha se në luftë kanë qenë jo më shumë se 15 mijë pjestarë, Haradinaj i përmendi qëndrimin në hotelin “Rogner” në Tiranë, gjatë luftës.

“A i ka numru edhe ata që kanë qenë në Rogner”, tha kryeministri  Haradinaj gjatë konferencës kur u pyet rreth shifrave të veteranëve që i dha dje Presidenti Thaçi.

E Thaçi ka thënë se nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë pjestarë të UÇK-së, deklaratë kjo që bjen ndesh me atë që thotë kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka përsëritur se qëndron pas deklaratës së tij se kanë qenë rreth 50 mijë pjesëmarrës në UÇK.

Haradina tha  se askush nuk mund t’ia mësoj atij se si ka qenë lufta në terren, duke aluduar se Presidenti Thaçi gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në hotelin “Rogner” në Tiranë.

Haradinaj: Thaçi e ka takuar Radojçiqin në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Haradinaj, duke ia përmendur miqësinë me Milan Radojçiqin e Veriut të Mitrovicës. Por, Haradinaj sot në konferencë tha se vetë Thaçi është takuar me Radojçiqin në Prishtinë

Thaçi kishte përgatitur dje një goditje për Haradinajn, duke ia përmendur miqësinë që ka me Milan Radojçiqin e Veriut të Mitrovicës.

Sipas presidentit, kryeministri Haradinaj po e sakrifikon Luginën e Preshevës vetëm për një person, duke aluduar në Milan Radojçiqin, që konsiderohet nja nga njerëzit më me ndikim në Veri.

E Kryeministri në një konferencë për media tha se Hashim Thaçi e ka takuar Milan Radojçiqin në Prishtinë.

“Kam shumë respekt për Milan Radojçiqin...., premtime të tilla nuk kanë ndodhur”, ka thënë Haradinaj.

Madje, ai tha “Nëse ka mbetë Presheva në njerëz si ai”.

Haradinaj i reagon Thaçit: Ai që ka vdek s’ngjallet më, përpos Krishtit!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit e kërcënoi atë se mund të largohet nga Qeveria.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit theksoi se është i interesuar që dialogu të vazhdojë dhe të kemi paqe në vendin tonë.

“Kush e ka njet e rrëzon, ata që flasin mos u mërzitni për ta. Ai që ka vdekur nuk ngjallet mo, nuk ngjallet, veç Krishti është ngjall. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdes, vetëm përmes veriut. Por nuk ka mundësi politike kjo.  Jam i interesuar që dialogu të vazhdojë dhe të kemi paqe në vendin tonë.  Qëndrimet për Asociacionin ju i dini. Vetëm çka të thotë Kushtetuta e vendit.  Serbët e Kosovës i kam informuar për temat por jo çfarë ka thënë presidenti”, është shprehur ai. 

Haradinaj ia kthen Thaçit, thotë se shkoi në Veri për ta nxitur ndarjen e vendit

Kryeministri Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave dhe kërcënimeve që i ka bërë dje Presidenti Thaçi. Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për ta mbajtur gjallë idenë e Thacit për korrigjim kufijsh janë skenarët për ta trazuar veriun.

Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të Presidentit Thaci.

Sipas Haradinajt, Thaçi mund ta mbajë gjallë idenë e tij vetëm nëse bën skenarë për trazira në veri.

“E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda”, ka thënë Haradinaj.

“Ai që ka vdek nuk ngjallet mo. Cëhtja e korrigjimit të kufirit ka vdekur”, ka shtuar ai.

Haradinaj tha se nuk frikësohet se Thaci ia rrezon Qeverinë, ashtu sic ‘kërcënoi’ dje.

“Kush don me rrëzu qeverinë, nuk flet e rrëzon”, është përgjigjur duke qeshur Kryeminstri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat