Milaim Zeka nga arresti shtëpiak tregon pse LDK dhe VV nuk shkuan në takim te Kadri Veseli - Bota Sot
Milaim Zeka nga arresti shtëpiak tregon pse LDK dhe VV nuk shkuan në takim te Kadri Veseli

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Milaim Zeka nga arresti shtëpiak tregon pse LDK dhe VV nuk shkuan në takim te Kadri Veseli

Nga: D.RR Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:38
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Deputeti i NISMA, Milaim Zeka i cili po qëndron në arrest shtëpiak, ka komentuar mospjesëmarrjen e partive opozitare te takimi i organizuar nga kryeparlamentari Kadri  Veseli.

Ai këtë iniciativë e quan tallje me qytetarët e Kosovës, dhe mendon se LDK dhe VV nuk shkuan në këtë takim për arsye se ishin të parët që kanë marrë iniciativa të tilla.

Ndërsa tjera, Zeka në Facebook ka shkruar se çka e preokupon qytetarin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë:

Pse LDK-ja dhe VV nuk shkuan ne takim te Kadri Veseli?

Duke e ditur qe iniciativat e tilla jane 100 perqind talleje me qytetaret e Republikes, sepse te paret ata e kane filluar kete loje, LDK dhe VV, nuk e pane fare te udhes qe te shkojne ne takimin e thirrur nga kryetari i PDK se, Kadri Veseli.

Mjere ajo klase politike qe merret me perralla e pallavra, jo me hallet reale te ketije populli. Qytetari i Kosoves nuk eshte i brengosur as per dialogun me Serbine, as per ridizajnimin e kufijeve, as per perralla te tjera, po ai pyet: pse nuk po gjejme pune? Pse nuk munde te sherohemi brenda vendi tone? Pse nuk kemi sigurime shendetesore? Pse rroga e dikujte 170 euro, ndersa e dikujte tjeter 6500? Pse jane shkaterru pyjet e lumenjte? Pse kemi probleme me rryme e me uje? Pse femijet tane me shku ne shkolla me çanta 20 kg? Pse me nje dhome ne nje çerdhe 22 femi, e shumica s kane fare çerdhe? Pse rrogat jane mizereje? Pse eshte zhytyr kaq thelle ne krim pjesa dermuese e hetueseve te policise dhe prokuroreve?!
Qytetari pyet: Pse e keni shenderru Kosoven ne prone private?! Qytetari mendon: A thua po te ishte Kosova nje çerre me kater rrota, ne çfare humnere me te keqe kishit me hudhe?!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test