Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për formim e ushtrisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mund të jetë e vërtetet deklarata e Vuçiqit, por “për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabërim tokash”.
Postimi i plotë:
Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë.