Vasfije Krasniqi-Goodman: Theva heshtjen e 20.000 të mbijetuarve nga përdhunimet në luftën e Kosovës - Bota Sot
Vasfije Krasniqi-Goodman: Theva heshtjen e 20.000 të mbijetuarve nga përdhunimet në luftën e Kosovës

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Vasfije Krasniqi-Goodman: Theva heshtjen e 20.000 të mbijetuarve nga përdhunimet në luftën e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:07
Vasfije Krasniqi-Goodman

Vasfije Krasniqi-Goodman mbrëmë ka rrëfyer mbrëmë për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj nga paramilitarët serbë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ajo ka treguar se në kohën kur ishte dhunuar, ishte vetëm 16 vjeçare.

Pas rrëfimit, Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo ka thyer heshtjen e 20,000 të mbijetuarve nga përdhunimet nga lufta e Kosovës.

Ajo ka theksuar se do të dëshironte që edhe viktimat e tjera të kenë mundësinë të tregojnë për publikun historinë e tyre.

Postimi i saj i plotë:

Sot, me mbështetjen e familjes sime dhe të gjithë Kosovës mora për të treguar historinë time për publikun. Për herë të parë, populli shqiptar dëgjoi një të mbijetuar pa fshehur fytyrën apo ndryshimin e zërit. E theva heshtjen e 20,000 të mbijetuarve nga përdhunimet nga lufta e Kosovës. Dëshira ime është që nga sot, më shumë të mbijetuarit do të kenë mundësinë të tregojnë historinë e tyre dhe të kenë mbështetjen si unë, në Kosovë dhe në mbarë botën!/BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test