Pas arrestimit të zëvendësministrit të Haradinajt, reagon deputeti i LDK-së

Aktuale

Pas arrestimit të zëvendësministrit të Haradinajt, reagon deputeti i LDK-së

Nga: N.H Më: 20 tetor 2018 Në ora: 23:08
Qeveria Haradinaj

Raportohet se është arrestuar një nga zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal. Mediat bëjnë me dije se Zv/ministri i arrestuar është Musa Cena nga AAK-ja, ndërsa i njëjti dyshohet për veprën penale të ryshfetit.

E lidhur me ketë, ka reaguar edhe një deputet i opozitës.

Imet Rrahmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pyet se a ndihet përgjegjës Kryeministri meqë u arrestua një zëvendësministër nga partia e tij. 

“Shtrohet dilema se a ndihet përgjegjës Kryeministri meqë u arrestua nga partia e tij.  Zoti Kryeministër hiq nuk janë punët mirë! Nuk është e turpshme me reflektu, është obligim”, ka shkruar ndër tjerash Rrahmani.

Ja postimi i tij i plotë:

Qeveria Mustafa pat vendos standarde që nga qeveria e tanishme lere që janë të pa arritshme por as nuk mund të ëndërrohen.

Një Ministri ju pat ngritur aktakuzë për procese në mandatin paraprak dhe u pat liruar nga detyra. 

Tash, standard është ministrat të jenë të akuzuar, bile ka raste që ministri është emëruar edhe pse paraprakisht ka pasur aktakuzë!

Dhe krejt kjo arsyetohet nga Kryeministri se ai nuk merr përgjegjësi se cili është ministri që emërohet nga partitë tjera të koalicionit!

Por sot shtrohet dilema se a ndihet përgjegjës Kryeministri meq u arrestua një zv. Minister nga partia e tij. 

Zoti Kryeministër hiq nuk janë punët mirë!

Nuk është e turpshme me reflektu, është obligim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat