Veseli me deputetin e CDU-së, kërkon që kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë

Aktuale

Veseli me deputetin e CDU-së, kërkon që kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Peter Beyer

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është takuar sot me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së.

Me deputetin gjerman Veseli tha se ka biseduar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh në mes të dy vendeve.

Ai në një postim në Facebook ka  thënë se Gjermani gjithnjë i ka dhënë mbështetje Kosovës e sidomos tash në procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i Veselit në Facebook:

Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat