Zbulohen detajet e Hyundai Elantra Sport (Foto)

Auto

Zbulohen detajet e Hyundai Elantra Sport (Foto)

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 22:38
Hyundai Elantra Sport

Hyundai më në fund i ka zbuluar detajet e veturës sportive e cila do të dal në treg më 2017.

Vetura do të quhet Hyundai Elantra Sport dhe do të jetë konkurrente e disa prej veturave të kompanive më të fuqishme siç janë Volkswagen GTI, Honda Civic Si dhe Ford Focus ST.

Sipas Car and Driver, vetura është mjaft e bukur me disa prerje në skajet e saj dhe rrotë prej alumini.

Elantra Sport do të ketë katër cilindra me 1.6 litra të cilët do të prodhojnë më shumë se 200 kuaj fuqi.

Krahas gjashtë ndërruesve manual të shpejtësisë, ajo do të ketë edhe shtatë ndërrim automatike shpejtësie.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat