Shpërblim 1500 dollarë për ata që gjejnë defekte në vetura

Auto

Shpërblim 1500 dollarë për ata që gjejnë defekte në vetura

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 17:31
Kompania Chrysler

Kompania Chrysler ka ofruar shpërblim 1500 dollarë për këdo që mundet të hakojë veturat e saj.

Kjo për shkak se ajo dëshiron që profesionistët të gjejnë defektet e mundshme që mund të kenë veturat e që luajnë rol për jetë a vdekje.

Chrysler, është e njëjta kompani e cila është dashur që t’i rishikojë 1.4 milionë vetura pasi që dy kërkues tani të punësuar nga Uber, kishin zbuluar defekte që i lejonin ata të merrnin kontrollin e timonit të një Jeep me anën e kompjuterit të tyre.

Edhe rrjeti social Facebook, e kishte përdorur të njëjtën metodë duke e shpërblyer një djalosh 10 vjeçar me dhjetë mijë euro pasi që kishte zbuluar një defekt që e lejonte atë t’i fshinte postimet e kujtdo nga Instagram-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat