Mercedes-AMG lanson më 2019 modelin katër-dyersh GT4

Auto

Mercedes-AMG lanson më 2019 modelin katër-dyersh GT4

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:49
Mercedes-AMG

Kompania gjermane ka publikuar dy fotografi, ku tregon modelin që do ta lansojë më 2019.

Ajo që bie në sy më së shumti është madhësia, gjerësia dhe katër dyert e makinës, sepse pritej se do t’i ketë vetëm dy.

Por, kjo veturë që do të punohet me fibra karboni, pritet të jetë mjaftë e lehtë, duke i mundësuar lëvizje më të shpejtë.

Për të ndihmuar ngritjen e shpejtësisë janë krijuar edhe format e mprehta dhe me linja të veçanta, që risin aerodinamiken.

Image

Grilli Panamericana i vendosur në pjesën e përparme mundëson hyrjen e sasive të mëdha të ajrit që ndihmojnë shumë në mbarëvajtjen e motorit.

Pos që do të lansohet pas tri vitesh, nuk dihet se si duket brenda apo çfarë përmban nën kapak modeli GT4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat