Dalin në ankand gjashtë vetura legjendare Ford

Auto

Dalin në ankand gjashtë vetura legjendare Ford

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 22:36
Pamje nga videoja

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, do të zhvillohet më 19 dhe 20 gusht një ankand me gjashtë prodhime të rralla nga Ford.

Ky koleksion që i përket Jim Click, do të ofrohet për blerësit potencialë por edhe për antuzistët e veturave, transmeton Telegrafi.

Në shitje do të jenë dy Cobra të prodhuara në vitin 1964, Shelby 289 Cobra dhe CSX 2473.

Boss 302, 289 Cobra dhe Shelby GT350 të prodhuar në vitin 1966, janë po ashtu në këtë koleksion, por ‘guri më i çmuar i kurorës’ është një model tjetër.

Ford GT40 Mark I që është prodhuar më 1966, konsiderohet të jetë vetura më e mahnitshme e këtij koleksioni.

Mësohet se kjo veturë do të ketë çmim fillestar prej 4.25 milionë dollarëve, ndërsa nuk ka të dhëna se sa kushtojnë veturat tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat