Toyota tërheq 340 mijë automjete nga tregu

Auto

Toyota tërheq 340 mijë automjete nga tregu

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 09:40
Toyota Motor Corporation

Toyota Motor Corporation tërheq 340 mijë modele Prius hybrid në të gjithë botën. Nga kompania të mërkurën u bë e ditur se për shkak të problemeve me frenat do të tërheqin 212 mijë automjete në Japoni, 94 mijë nga Amerika e Veriut, 17.000 nga Evropa dhe pjesa tjetër nga Australia dhe rajonet tjera.

Toyota pranon se ka pranuar raportime për aksidente, lëndime dhe raste të vdekjes të shkaktuar nga defekti në frenin e dorës. Por, prodhuesi japonez nuk ka dashur të japë detaje të tjera sepse siç thanë ende janë duke studiuar raportet.

Toyota thotë se kabllo i frenit të dorës mund papritur të shkëputet, i cili pengon frenat në mënyrën adekuate që të mund të ndalojnë mjetin. Nëse ndodh që shoferi të lërë makinën jashtë marshit mund të ndodhë që makina të lëvizë dhe të shkaktojë aksident.

Modelet e Prius me këto probleme janë prodhuar nga gushti 2015 deri në tetor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat