Mercedes prodhon gjeneratën e re ‘EQ SUV’

Auto

Mercedes prodhon gjeneratën e re ‘EQ SUV’

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:32
Mercedes ‘EQ SUV’

Mercedes pati prezantuar konceptin e gjeneratës EQ muajin e kaluar gjatë të makinave  në Paris. Modeli ‘EQ SUV’ do të jetë një nga 10 makinat elektrike që Mercedes është duke planifikuar të lançojë deri më 2025, me modelin GLC që pritet të arrijë më 2019.

Makina do të prodhohet në Bremen, raporton Autonews. Bateria e modelit të ri do të ndërtohet nga Accumotive dhe do të prodhohet në Kamenz. Mercedes pretendon se me një mbushje të vetëm vetura do të bëjë 500km rrugë.

Te termat e performancës, koncepti EQ pritet të ketë 402 kuaj-fuqi, duke shpejtuar nga 0 në 100kmh për më pak se 5 sekonda.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat