Zbulohet pajisja që ndal veturat me shpejtësi të madhe

Auto

Zbulohet pajisja që ndal veturat me shpejtësi të madhe

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 15:00
Pajisja "Grappler"

Duket si një pjesë e filmave të James Bond, por e ashtuquajtura “Grappler” është shpikja më e re që mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish të pafajshëm gjatë ndjekjeve të policisë me shpejtësi të madhe.

E krijuar nga Leonard Stock në Arizona, ajo lejon policët të lëshojnë një si tip rrjete nga pjesa e përparme e makinës së tyre, për të zënë në kurth rrotat e prapme të makinës që po ndjekin.

“Është fantastike,” thotë Lond Bartel, presidenti i shoqatës së policëve në Peoria. “Kjo do të jetë një anvantazh i madh i policisë në kapjen e djemve të këqinj dhe në këtë mënyrë mund të parandalohen aksidentet kur dy makinat janë në shpejtësi të madhe”.

Stock thotë se i erdhi kjo ide kur shihte në televizor ndjekjet e policisë.

“Kam parë në shumë raste që shumë aksidente kanë ardhur nga këto ndjekje e njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. U mendova gjatë dhe kjo besoj është një nga zgjidhjet më të mira. Kur u zgjova një ditë ky ishte mendimi më i mirë që më erdhi në kokë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat