A është kjo makina më e shtrenjtë në botë? Ferrari 250 GTO del në shitje me çmim marramendës

Auto

A është kjo makina më e shtrenjtë në botë? Ferrari 250 GTO del në shitje me çmim marramendës

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 08:52
Ferrari 250 GTO

Një makinë e rrallë ultra-klasike ka vendosur të thyejë rekordet pasi është nxjerrë në shitje për 45 milionë paund.

Ferrari 250 GTO e vitit 1962, është një nga 36 modelet e prodhuesit italian dhe pavarësisht se është më shumë se 50 vjet e vjetër, është në gjendje të arrijë shpejtësinë e 170 km/h.

Ajo është nxjerrë në shitje për herë të parë në 20 vjet. Tregtari i guximshëm John Collins, e ka nxjerrë atë në shitje me një çmim të paparë. Nëse do të shitet, ajo do të jetë Ferrari 250 GTO që ai ka shitur.

“Pas zgjedhjeve amerikane njerëzit do të kërkojnë të bëjnë investime në asete dhe kjo është më e mirë se një pikturë në mur,” ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat