Javën e ardhshme vjen “Mercedes GLA facelift”

Auto

Javën e ardhshme vjen “Mercedes GLA facelift”

Më: 3 janar 2017 Në ora: 20:38
Mercedes

Crossoveri më i vogël “GLA” i “Mercedesit” është prezantuar në fund të vitit 2013, ndërsa tani nga kjo kompani raportohet se për javën e ardhshme, në panairin e veturave “NAIAS” në Detroit, është duke përgatitur versionin e modifikuar të këtij modeli.

Këtë e konfirmon edhe publikimi i një fotografie të errët.

“GLA facelift” pritet që të vijë me disa ndryshime, duke filluar nga dritat e përparme dhe të pasme, si dhe mbrojtësit e rinj. Po ashtu, ndryshime do të pësojë edhe interieri (detaje të reja, ulëset e reja dhe ngjyrë të kombinuar), ndërsa gama e motorëve do të mbetet e njëjtë (motorët benzinë dhe dizel me katër cilindra), si dhe thuhet se, ky model mund të vijë me shpenzime të karburantit të zvogëluara dhe me më pak emetime të dyoksid karbonit.

Duhet theksuar se, motori 2.0-litër Turbo i top versionit “GLA 45” do të përforcohet në 375 kuajfuqi. Sistemi i tërheqjes është në të gjitha rrotat, 4Matic, ndërsa marshi është me shtatë shpejtësi e koplung të dyfishtë.

“Mercedes GLA facelift” shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Së bashku me ristilizimin e gjeneratës aktuale të GLA, “Mercedes” është duke përgatitur edhe gjeneratën tërësisht të re të këtij modeli e cila në treg pritet të dalë gjatë vitit 2019.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat