Dikur kishte vetëm një Range Rover.
Më pas erdhi Range Rover Sport.
Por u desh ca kohë derisa të vinte Range Rover Evoque.
Megjithatë duket se kompania nuk po ndalet dhe ka sjellë tashmë edhe Range Rover Velar, anëtarit e katërt të familjes së fuoristradave luksoze.
Velar do të mbushë hapësirën mes Evoque dhe Range Rover Sport.
Qëllimi i kësaj fuoristrade të mesme është që të garojë me rivalët Porsche Macan, Jaguar F-Pace dhe Audi Q5.
Çmimi nis nga 45 mijë sterlina.
Makina u prezantua dje në Londër, në një sallë të mbushur me yje.
Velar është testuar në Afrikën e Veriut për të shmangur spiunazhin industrial.
Makina kap 100 kmh për 5.2 sekonda dhe ofron komfort dhe fjalën më të fundit të teknologjisë.