Prodhuesi gjerman njoftoi se kah fundi vitit do të ndalojë shitjen e modelit të klasës B me rrymë.
Prodhimi i këtij automobili do të përfundojë pak më herët, gjatë çerekut të tretë të vitit 2017, ndërsa Mercedesi do të fokusohet në zhvillimin e gjeneratës së re të automobilave elektrikë, transmeton Autonews.
Klasa B Electric Drive e Mercedesit nisi të prodhohet në vitin 2014. Për dallim nga BMW, i cili i3 e vet e zhvilloi nga zero si model plotësisht të ri, kompania nga Shtutgarti iu është qasur problemit në mënyrë praktike.
Motori i automobilit ka fuqi 180 kuaj fuqi, i cili i mundëson që ky Mercedes i klasës B shpejtësinë prej 0 deri 100 km në orë e arrin për 7,9 sekonda.
Shpejtësia maksimale është kufizuar në 160 km në orë, në mënyrë që automobili të ketë autonomi sa më ë madhe në vozitje.
Mercedes kishte pritur që ky model të shënojë rezultate të mira të shitjes në SHBA, por për tri vjet ka shitur vetëm 3.651 automobila në këtë vend.