Suzuki do të prezantojë modelin e tij të ri Swift Sport në panairin e 67-të Motor Show, i cili do të mbahet në Frankfurt prej 14 deri më 24 shtator të këtij viti.
Kompania japoneze nuk ka dhënë kurrfarë detajesh, ndërkohë që mediat e huaja transmetojnë se bëhet fjalë për një automobil të ri-dizajnuar në tërësi dhe se në kuptimin e vozitjes do të sjellë një përvojë krejtësisht të re.
Modeli më i ri kompanisë japoneze pritet të vijë në tregun e Kroacisë në muajin mars.