Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka prodhuar automjetin e 150 miliontë.
Automjeti i 150 miliontë është vetura Golf GTE me eksterier ngjyrë të kaltër dhe me sistemin hibrid të tërheqjes.
Golf GTE është prodhuar në fabrikën e Volkswagenit në Wolfsburg, Gjermani, ndërsa procesin e prodhimit mund ta shikoni në videon më poshtë.
Volkswagen për momentin prodhon automjete në 60 fabrika në 14 shtetet e ndryshme dhe nga 150 milionë automjetet të prodhuara, mbi 44 milionë janë prodhuar në Wolfsburg.