BMW është gati për lansimin e Z4-shit

Auto

BMW është gati për lansimin e Z4-shit

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 08:28
BMW, ka kryer të gjitha përgatitjet për modelin e ri Z4

Prodhuesi gjerman BMW, ka kryer të gjitha përgatitjet për modelin e ri Z4, që do të lansohet zyrtarisht më 2019.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet, por janë prezantuar fotografitë që e tregojnë nga afër veturën sportive që ka mundësi t’i hapet tavani.

Zyrtarët e kompanisë deklaruan se kanë mësuar nga paraardhësi Z3, por nuk i kanë bërë të ditura detajet se çfarë do të ndryshohet.

Dizajni i ri, pesha e lehtë dhe mundësitë e mëdha teknologjike, pritet të jenë risitë kryesore nga makina nga linja Z e prodhimit.

Ky model nga BMW pritet të jetë rivali kryesor i Toyota Supra që lansohet në po të njëjtën periudhë kohore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat