Mercedes përgatit limuzinën e re

Auto

Mercedes përgatit limuzinën e re

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:09
Mercedes

Në internet kanë rrjedhë fotografitë e modelit të “kamufluar” sedan, klasa A.

Mercedesi viteve të fundit po shënon rritje konstante të shitjes së automobilave të vet dhe merita të mëdha për këtë kanë modelet nga segmenti kompakt, klasa A hatchback, CLA, GLA dhe klasa B.

Familja e modelit të klasës A së shpejti do të jetë e pasur edhe për një automobil – versionin sedan, i bazuar në konceptin me të njëjtin emër nga prilli i vitit 2017.

Në fotografitë më të reja “spiunuese” shihet njësia testuese e limuzinës së ardhshme të Mercedesit, i kamufluar, në mënyrë që të fshihen detajet e dizajnit të pjesës së jashtme.    

Limuzina më e re, e cila në gamë do të zë vendin mbi klasën C të Mercedesit, në treg do të jetë në konkurrencë me Audi A3 Sedan dhe BMW Seria 1 Sedan.

Klasa A Mercedes sedan është e bazuar në platformën e avancuar mekanike MFA2.

Modeli pritet të ketë premierën gjatë vitit 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat