Ja kur lansohen edicionet speciale të BMW X5 dhe X6

Auto

Ja kur lansohen edicionet speciale të BMW X5 dhe X6

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:20
BMW X5

Prodhuesi gjerman BMW, që pritet të lansojë së shpejti gjeneratën e re të modelit X5, ka barë të ditur për dy edicione speciale.

Makinat e mëparshme X5 dhe X6, do të futen sërish në prodhim, por njësitë e limituara pritet të kenë ndryshime të konsiderueshme.

E tëra që u bë e ditur, është se do të jenë shumë më sportive, me rrotë më të mëdha, materiale të lehta nga fibrat e karbonit, si dhe ulëse që nxehen për një kohë të shkurtër.

Por, detajet nga këto vetura, pritet t’i mësojmë në fund të vitit, kur është paraparë lansimi i tyre.

Të gjitha këto, BMW është duke i bërë që të jetë para makinës me shtatë ulëse, që do ta lansojë Range Rover në fillim të vitit që vjen. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat