Mazda shkëlqen në panairin e Tokios me dy koncepte të reja

Auto

Mazda shkëlqen në panairin e Tokios me dy koncepte të reja

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:37
Mazda 3

Prodhuesi japonez i veturave ka prezantuar për publikun vendës konceptet e limuzinave sportive Vision Coupe dhe Kai me pesë dyer, të cilat paralajmërojnë dizajnin e gjeneratës së ardhshme të Mazda 3.

Mazda në auto-sallonin e Tokios që ka nisur sot, ka paraqitur dy koncepte me dizajnin e modernizuar Kodo.

Koncepti i parë Vision Coupe ka imazh sportiv. Prodhuesi nuk ka dhënë detaje për sistemin motorik, por shumë adhurues të Mazdës sportive do të dëshironin që në automobil serish të shohin motorin e njohur rotacion.

Tash për tash nuk ka deklarata zyrtare se kur ky model mund të shndërrohet në model serik.

Kai Concept ka pesë dyer dhe është në formën e dizajnit Kodo, por modeli serik pritet të ketë pamje konvencionale.

Brendia është e formësuar sipas stilit të ngjashëm me konceptin luksoz Vision Coupe, me tabelë klasike të instrumentit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat