Së shpejti në shitje, LaFerrari i rrallë që ka kaluar vetëm 500 kilometra

Auto

Së shpejti në shitje, LaFerrari i rrallë që ka kaluar vetëm 500 kilometra

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 08:58
LaFerrari i rrallë

LaFerrari nga koleksioni prej vetëm 499 njësive, do të dalë në ankand në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

Super-vetura që është blerë për 1.2 milion euro, pritet të shitet për dyfishin e kësaj shume, pasi është në gjendje shumë të mirë dhe është vozitur shumë pak.

Pronari që e ka mbajtur në kushte ekspozite, e ka nxjerr vetëm për xhirot e nevojshme, andaj ka vetëm 500 kilometra të kaluara.

Makina me 789 kuajfuqi është më e shpejta që u prodhua ndonjëherë nga Ferrari dhe është e lejueshme të dalë në rrugë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat